Aksion për prishjen e 5 shtëpive në Astir, kaos me qarkullimin në Tiranë

Ka filluar që në orët e para të mëngjesit aksioni i IKMT për prishjen e pesë banesave në Astir të cilat përfshihen nga projekti i Unazës së Re. Kjo ka pasuar me bllokimin e qarkullimit rrugor në segmentin nga Sheshi ‘Shqiponja’ deri tek ‘Pallati me Shigjeta’ duke krijuar një trafik të rënduar që në orët e para të mëngjesit për qytetarët. Policia ka vendosur shiritat rreth e qark banesave si dhe ka bllokuar rrugën. Katër banesa do të prishen me eskavatorë kurse një me shpërthim të kontrolluar.

Nga ana tjetër nuk ka shenja për rezistencë nga banorët pasi pikërisht ky projekt ka pasur debate dhe një protestë 1- vjeçare nga protestuesit tek Unaza e Re. Madje opozita bëri një pakt- marrëveshje ku premtoi se me ardhjen në qeveri do anulonte menjëherë këtë projekt.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey