Aksioni i opozitës në Parlament, Varhelyi: Të forcohet dialogu politik

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi është takuar me demokraten Jorida Tabaku. Gjatë takim është diskutuar për raportin e Zgjerimit për 2023, teksa Shqipëria po punon për integrimin e mëtejshëm në BE. Nisur nga situata politike në vendin tonë, zyrtari i BE ka bërë thirrje që parlamenti të ketë mirëfunksionim dhe dialogu politik duhet të forcohet […]

Nëntor 15, 2023 - 23:00
 0  7
Aksioni i opozitës në Parlament, Varhelyi: Të forcohet dialogu politik

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi është takuar me demokraten Jorida Tabaku. Gjatë takim është diskutuar për raportin e Zgjerimit për 2023, teksa Shqipëria po punon për integrimin e mëtejshëm në BE.

Nisur nga situata politike në vendin tonë, zyrtari i BE ka bërë thirrje që parlamenti të ketë mirëfunksionim dhe dialogu politik duhet të forcohet mes opozitës dhe mazhorancës.

Reagimi i Komisionerit të BE për zgjerimimin:

Me Kryetaren e Komisionit të Çështjeve Evropiane Jorida Tabaku diskutuam Raportin e Zgjerimit për 2023. Ndërsa planifikojmë të hapim negociatat e anëtarësimit, ne kemi nevojë për një Parlament që funksionon mirë. Dialogu politik konstruktiv duhet të forcohet dhe opozita ka një rol kyç.