Aktakuza ndaj ministrit të Kurtit Liburn Alut, vjen reagimi edhe i Dardan Molliqajt

Molliqaj ka folur për këtë aktakuzë.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka përmendur aktakuzën e ngritur ndaj Liburn Aliut, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, teksa ka parashtruar pyetjen nëse kryeministri Albin Kurti do ta shkarkojë atë nga detyra.

Molliqaj këto deklarime i ka bërë mbeëmjen e sotme, derisa ai e ka parë problematike edhe reagimin e tij pas raportimit të medieve për aktakuzën ndaj Aliut.

“Sot ka dalë në lajme një aktakuzë për Liburn Aliut, arsyetimet e para është për keqpërdorim. A do ta shkarkojë Liburn Aliun? Kjo nuk është çështje se a është i korruptum ai. Një person që është i akuzum për privatizime të Kosovës. Ka aktakuzë zyrtare. Shpjegimi ka me kanë problematik. Po ia bajnë me qëllim, po ia bajnë me e rrëzu. Deklarata e Aliut është problematike: do kërkoj përgjegjësi nga pozita e ministrit”, ka deklaruar Molliqaj në Pressing.

Tutje, ai ka folur edhe për ministra të tjerë të sapozgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey