Aktakuzë për Kryetarin e Malishevës Ragip Begajt dhe 7 personave tjerë

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj disa zyrtarëve shtetërorë ku i përfshirë është edhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanin dhe kryetari I tanishëm Malishevës, Ragip Begaj.

Prokuroria Speciale ka treguar se aktakuza ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Mësohet se Bajram Hasani, Ragip Begaj, Faton Thaçi (ish-zv.ministër) akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndaj Hajdin Berishës, nënkryetar i Malishevës, Nazmi Kafexhollit që është drejtor në Ministrinë e Bujqësisë, Bekim Krasniqi e Malë Krasniqi që janë zyrtarë të kadastrës në Malishevë rëndojnë të njëjtat akuza.

Në anën tejtër biznesmeni Ahmet Rrahmani akuzohet për “shpëlarje parash”.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se ky insitutcione ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me inicialet R.B., H.B., B.K., M.K., B.H., F.Th., N.K., dhe A.Rr., për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit me inicialet R.B., H.B., B.K., M.K., B.H dhe F.Th. kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1, në bashkëkryerje nga neni 31 të KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri M.K, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey