Aktori shqiptar humbet motrën nga koronavirusi: Pse na e vrave shpirtin?

‘Pse na e vrave shpirtin?’, aktori shqiptar humbet motrën nga Covidi.

Sot është ditë zie për aktorin shqiptar, Agron Llakaj.

Ai ka humbur një person shumë të dashur familjar, shkak infektimi me COVID-19.

Bëhet fjalë për motrën e tij për të cilën Llakaj përloti të gjithë me dedikimin prekës.

“Moter moj! Bardhe moj! Pse na e vrave shpirtin?! Sa emer te bukur qe kishe moj moter por fatin jo…,kovidi i pabese ta preu jeten ne mes. Sa vuajte moj shpirt, sa lengove moj moter. Ne mengjes kur folem me the “jam mire por kam ftohte!” Ah pse s`mu ankove njehere moj zemer, ah!!! Ike moter, ike…, jemi te pafuqishem para fatit qe na ka caktuar Zoti! Lamtumire motra ime! Lamtumire o shpirt! Me fal por smunda! Qofsh e Zotit,e parajses sic vet zemren kishe”, shkruan Agron Llakaj.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey