Aktorja e njohur flet për depresionin, pas xhirimeve të një filmi horror
Florence Pugh ka zbuluar se vuajti nga depresioni, pas xhirimit të filmit “Midsommar”. Aktorja zbuloi se ishte “e trishtuar për rreth gjashtë muaj” pasi mbaruan xhirimet, falë përmbajtjes emocionale të filmit. Në filmin horror të vitit 2019, Florence luajti Danin – një personazh që vuan nga trauma ekstreme familjare dhe më vonë është dëshmitare e


Florence Pugh ka zbuluar se vuajti nga depresioni, pas xhirimit të filmit “Midsommar”.
Aktorja zbuloi se ishte “e trishtuar për rreth gjashtë muaj” pasi mbaruan xhirimet, falë përmbajtjes emocionale të filmit.
Në filmin horror të vitit 2019, Florence luajti Danin – një personazh që vuan nga trauma ekstreme familjare dhe më vonë është dëshmitare e një mori vrasjesh të tmerrshme.
“Personazhi është në një gjendje kaq të tmerrshme në jetën e saj dhe është vazhdimisht në prag të një sulmi paniku”, tha Florence, në një podkast.
Aktorja bëri me dije se një gjë të tillë nuk e kishte përjetuar kurrë më parë.
Duke pasur një jetë të rehatshme para se të bënte filmin, ajo shpjegoi se përvoja e xhirimeve e la me pasoja.
“Në fillim, thjesht imagjinova lajmin se një nga vëllezërit e motrat e mia kishte vdekur. Dhe pastaj, drejt mesit të xhirimeve, isha sikur, oh jo, në fakt duhej të imagjinoja arkivolet. Dhe pastaj, drejt fundit të xhirimeve, në fakt po shkoja në funeralin e të gjithë familjes sime” u shpreh ajo.
Madje, aktorja thotë se ndjen keqardhje, pasi kishte abuzuar dhe manipuluar emocionalisht veten.
