Aktorja e njohur shtrohet me urgjencë në spital

Kate Beckinsale është dërguar me urgjencë në spital në Las Vegas për shkak të një dëmtimi në shpinë.

Aktorja 48-vjeçare, e cila ndodhet në Sin City duke xhiruar filmin e saj të ri, filloi të ankohej për shpinën e saj rreth orës 10:30 të mëngjesit.

Ylli britanik nuk ka komentuar ende shtrimin në spital në rrjetet sociale. Detajet se si Beckinsale mund të ketë dëmtuar veten janë ende të panjohura. “

Prisoner’s Daughter” është një dramë në të cilën Beckinsale përpiqet të bashkohet sërish me babanë e saj pasi ai vuajti 12 vjet burg.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey