Alarm te Juventus, një tjetër futbollist rezulton i prekur nga Covid-19

Covid-19 vazhdon të shtojë frikën te Juventus dhe hallet e Andrea Pirlo. Në një moment kritik për të ardhmen e tij në pankinë, tekniku duhet të heqë edhe Federico Bernardeschi nga lista e të gatëshmve për ndeshjen e së mërkurës kundër Napolit. Futbollisti ka rezultuar pozitiv, pas rikthimit nga grumbullimi me kombëtaren e Italisë, ashtu si Bonucci.
Nga Turqia i infektuar me Covid-19 u kthye edhe mbrojtësi tjetër Demiral. Në këtë mënyrë, zgjedhjet taktike të Pirlos limitohen sërish, duke vendosur më tej në vështirësi trajnerin në prag të sfidës shumë të rëndësishme për të ardhmen e tij. Ndërkohë, infektimi i Bernardeschi konfirmon se kombëtarja e Italisë ishte kthyer në një vatër, pasi shkon në 15 numri i të prekurve nga Coronavirus mes futbollistëve dhe stafit teknik.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey