Alarmohet Austria nga varianti Delta, Sydneyt i vazhdohet karantina

Varianti Delta përhapet në Australi, Sydneyt i vazhdohet karantina.

Australia e mori vendimin e “vështirë” për ta zgjatur karantinimin e qytetit Sydney edhe për një javë shkaku i përhapjes së variantit Delta, i cili, sipas ekspertëve, është më i rrezikshëm dhe përhapet më lehtë.

Karantinimi i më shumë se 5 milionë qytetarëve filloi me datë 26 qershor dhe do të duhej të mbaronte pas një jave, por qeveria mori vendim që ta zgjasë afatin kohor, pasi rastet me variantin e ri janë shtuar dukshëm, shkruan BBC.
Shkaku i numrit të ulët të vaksinimit, Australia duhet të ndërmarrë hapa parandalues që ta mbajë situatën nën kontroll dhe të mos e lejojë përhapjen e variantit të ri në qendrat e tjera.

Vetëm 10 për qind e popullsisë atje është vaksinuar me dy doza shkaku i mungesës së vaksinave.
“Ne duam që kjo të jetë hera e fundit që ne e imponojmë mbylljen për qytetarët tanë derisa të vaksinohet e gjithë popullata”, tha Gladys Berejiklian.

Australia ka përdorur masa si gjurmimi i rasteve të reja me variantin e ri dhe pastaj ka imponuar mbyllje lokale aty ku besohet se mund të ketë raste të infektimit me virus.

Mbyllje gjithashtu ka pasur edhe në qytetet e tjera si Brisbane, Darwin, Perth etj.

Australia ka shënuar 31.000 raste me Covid-19 dhe rreth 900 vdekje, që konsiderohet numër i vogël i fataliteteve në krahasim me shtetet tjera.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey