Albana Shtylla në krye të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt i përfundon mandati

Detajet/ Sekuestrimi 3.5 tonëve drogë, zbulohen kokat e grupit kriminal (emrat)

Detajet/ Sekuestrimi 3.5 tonëve drogë, zbulohen kokat e grupit kriminal (emrat)Albana Shtylla është zgjedhur sot në krye të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Shtylla zëvendëson në këtë post, Natasha Mulajn në përfundim të mandatit tre vjeçar në krye të KPA-së.

Albana Shtylla u zgjodh sot me shtatë vota pro si kryetare e re e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey