Albin Kurti bën homazhe te varri i Adem Demaçit dhe Astrit Deharit në ditën e lindjes së tyre

kurtii-2-3

Kurti bën homazhe te varri i Adem Demaçit dhe Astrit Deharit në ditën e lindjes së tyre.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, bashkë me disa anëtarë të partisë së tij, kanë bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit dhe Adem Demaçit, në ditën e lindjes së tyre.

Kurti dhe delegacioni i prirë nga ai, kanë vendosur lule të freskëta te varret e tyre.

“Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot Ditëlindjen. Kosova mes Luftës së Dytë botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin. Njëri e kuptimëson më shumë tjetrin, i pari të ardhmen në histori dhe i dyti historinë në ardhmëri. Sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura.

Në nderë të tyre, një delegacion i prirë nga kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherësh, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bëri sot homazhe duke vendosur lule të freskëta te varret e tyre”, thuhet në një postim në llogarinë zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey