Albin Kurti fillon bashkimin ekonomik Kosovë- Shqipëri në frymën evropiane

Muhamer Pajaziti
Qeveria e Kosovës, ka marr vendim me të cilin shtetasit e Shqipërisë lirohen nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlai ka thënë se Vendimi është në frymën e avancimit të bashkëpunimit ndër-shtetëror dhe ka për qëllim që të lehtësojë mobilitetin në punë, duke thjeshtësuar, brenda autorizimeve ligjore, procedurat administrative në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për qëllim të qasjes së lirë në tregun e punës nga të gjithë shtetasit tanë, kudo që vendosin të punojnë në të dyja shtetet.
Me këtë krijohet një treg më i madh pune, më shumë mundësi dhe lehtësi për punëdhënësit e punëkërkuesit nga Kosova e nga Shqipëria, dhe forcon ekonomitë e shoqëritë tona.

Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës ka kohë që bashkëpunojnë në fushën e kulturës, pak a shumë në arsim, dhe në disa fusha tjera, mirëpo sikur mungon bashkëpunimi në dimensioni ekonomik si domosdoshmëri e kohës e cila do të rriste peshën e shqiptarëve në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndër-fqinjësore. Ndërsa, përskaj kësaj do të përfitonin bizneset por edhe qytetarët.

Krijimi i një hapësire të përbashkët ekonomike, apo i një tregu të përbashkët me heqjen e të gjitha barrierave fizike, teknike dhe fiskale do të mundësonte që mallrat, shërbimet, kapitali si dhe personat të mund të lëvizin lirishtë sikur brenda një shteti të vetëm.

Nga ana tjetër me përafrimin e legjislacioneve, gjithnjë duke respektuar standardet e Bashkimit Evropian, një numër i madh i mjekëve, juristëve, ekonomistëve, etj, do të mund të ushtronin profesionet e tyre në cilin do qytet të Shqipërisë apo Kosovës.

Gjithashtu edhe studentet do të mund të lëviznin më lirë për të studiuar, atje ku mendojnë se është më mirë, pasi që do të zgjerohej horizonti i tregut të punës dhe konkurrenca. Ky bashkëpunim do të zgjerohej edhe në shumë sfera tjera, duke pasur si synim mediat, që tashmë po lëvizin në këtë drejtim, sidomos ato nga Tirana.

Dhe krejt kjo mund të realizohet pas asnjë një pengesë, për faktin se qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë i përkasin një kombi dhe një historie të dhimbshme, duke ndarë fatin e njëri tjetrit në një luftë mbijetese kombëtare, nën ataqet e fqinjëve dhe qarqeve ekspansioniste dhe gjenocidale.
Modeli i tregut të brendshëm të BE-së pse të mos jetë si model që duhet të merret parasysh në modelin e tregut ndërshqiptar, për një bashkim ekonomik.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey