Albin Kurti ia huq, ngatërron Prekazin me Gllogjanin

Ia huq kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar sot se Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim për të themeluar Komitetin Ndërministror për përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të zbatimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Por në njoftimin e bërë në Facebook dhe të shoqëruar me fotografi, Kurti ka bërë një ngatërrim.

Ai ka vendosur fotografi kur kabineti qeveritar ishte në kompleksin memorial në Gllogjan, ndërkohë që fjalën e kishte për Kompleksin Memorial në Prekaz.

Pas një kohe, duket se ata që e mirëmbajnë faqen e Kurtit e kanë kuptuar gabimin dhe e kanë përmirësuar, mor megjithatë Magazina.al e ka ruajtur versionin e parë të postimit të kryeministrit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey