Albin Kurti nuk paraqitet para gazetarëve në Shkup

Edhe pse ishte pjesë e paralajmërimit për deklarata për media, kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot nuk u paraqit para mediumeve pas konferencës në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup, përcjell TV21. Kurti foli në forumin me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”, por nuk u paraqit para gazetarëve pas forumit.

Nga Qeveria paralajmëruan se në ora 11:00 deklaratë për media do të jep kryeministri Dimitar Kovaçevski, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, Martin Shulc, ish kryetar i Parlamentit Evropian dhe kryetar aktual i Fondacionit Fredrih Ebert dhe An Linde, ish ministre e Punëve të Jashtme në Suedi.

Ndryshe, kjo është paraqitja e parë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas vendimit për zë shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Kërkesën për shtyrje 48-orëshe e kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës./tv21.tv

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey