Albin Kurti prish “pazarin” e treshes Vuçiq, Rama e Zaev

Kosova edhe më tej vazhdon refuzimin e minishengenit të krijuar nga Vuçiqi, Rama e Zaevi, derisa ata po vazhdojnë bashkpunimin.

Ky projekt po quhet i rrezikshëm jo vetëm për ekonominë vendore, por edhe atë kombëtare.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Forumin e Prespës, tha se ajo që nuk mund të bëjnë është të shmangin përgjegjësitë e Kosovës me veprime, të cilat përfundojnë duke krijuar edhe më shumë konfuzion dhe ndarje midis nesh dhe rrjedhimisht mundësi për shfrytëzim nga të tjerët.

“E tillë është ideja e Novi Sadit, e ashtuquajtur “Mini-Shengen”. Është iniciativë e cila nuk ka vizion për rajonin dhe si e tillë, Republika e Kosovës e refuzon fuqimisht dhe i bën thirrje të gjithëve që t’i përkushtohen agjendës së BE-së dhe marrëdhënieve transatlantike”, tha kreu i ekzekutivit të Kosovës.

Edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se ka qenë dhe është kundër projekteve në kuadër të një minishengeni.

“Nuk kemi nevojë për mini shengen me kryqeytet Serbinë, po ne ne synojmë shengenin me Bashkimin Evropian, me NATO-n e SHBA-të”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini tha se Kosova ka aspirata për shengenin e madh evropian e jo për minshengenin e propozuar nga këta liderët ballkanik.

“Ata më shumë e kanë marketing politik për të tejkaluar krizat e brendshme dhe për konsum parazgjedhor të cilat edhe Serbia edhe Maqedonia e veriut i kanë në pranverën e hershme të vitit 2020, por quditërisht edhe Shqipëria është në këtë propagandë e cila ndal aspiratat e ballkanit për në Bashkimin Evropian. Të merremi me mini shengen, është më pak se CEFTA, e cila i realizon të gjitha përpjekjet e liderëve ballkanik të cilët janë të barabart në të, duke e përfshirë edhe Kosova. AKB-ja, vlerëson minishengeni marketing politik dhe humbje kohe të merremi me këtë projekt i cili do të përfundon shpejt si i dështuar pa përkrahjen e SHteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”, tha ai.

Njohësi i çështjeve ekonomike Musa Limani, tha për syrin se idea e minishengenit rrjedhin nga Serbia në mbledhjen e Novi Sadit, konkretisht nga Vuçiqi i përkrahur nga Rama dhe Thaçi.

“Mini Shengeni ka për qëllim zgjerimin dhe dominimin e Serbisë në tregjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që është në dëm të të gjitha këtyre vendeve”, tha Limani.

“Si me këtë rast Serbia do të ketë monopol në këtë treg, sepse ekonomikisht është më e zhvilluar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ky proces, është shkatërrues për Kosovën, Shqipërinë dhe vendet e tjera të këtij nën qielli, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe politik e nacional. Serbia me këtë projekt, ka për qëllim izolimin e Kosovës dhe shkatërrimin e pavarësisë, përkatësisht shtetësisë së vendit tonë.

Andaj, prapavija e pas tij projektit të Mini Shengenit, është dukshëm më i thellë politikisht dhe në përmbajtje sesa që shihet.

Ndër të tjera, me këtë rast Serbia kërkon hapjen e një korridori nëpërmjet Kosovës, të cilën nuk e njeh, për të dal në det, në portin e Durrësit, përkatësisht të formohet korridore Beograd-Durrës, me ç’rast Serbia do ta realizonte ëndrrën historike shekullore së bashku me Rusinë për të depërtuar në detin Adriatik”, tha ai.

Njohësi i çështjeve ekonomie shtoi se s’ka dyshim se ky korridor paraqet projekt radikal të Serbisë, anti-shqiptar, që do të jetë në dëm të Shqipërisë dhe të Kosovës, pra kundër interesit tonë gjithëkombëtar.

Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, kush i beson se ky projekt do të jetë në interes tonin kombëtar, siç potencon Rama kryeministri i Shqipërisë, keq gabohet dhe paraqet naivitet politik.

Andaj, ky projekt si i tillë duhet me çdo kusht të hidhet jashtë çdo bisede, çfarëdo qoftë ajo dhe të shpëtohet nga hegjemonizmi dhe formimi edhe një Serbie të Madhe.

“Nëse nuk ndalet tani kjo iniciativë që zanafillën e ka nga Serbia, konkretisht nga presidenti i saj Vuçiq, ish ministër i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit, i cili me gjithë potencialin e tij institucional shtetëror po tenton të zbatojë politikën e tij hegjemoniste ndaj territoreve etnike shqiptare”, tha Limani.

Sipas tij, çka është edhe me e keqja që në një mënyrë këtë projekt sikur po e përkrah edhe faktori ndërkombëtar dhe konkretisht edhe Bashkimi Evropian.

Andaj, nuk ka kurrfarë arsye, pos asaj politike të Serbisë dhe interesave personale të Ramës dhe Zaevit, për formimin e Mini Shengenit, kur dihet se në të ardhmen e afërt, vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë anëtare të përhershme të Bashkimit Evropian.

“Vuçiqi, Zaevi dhe Rama, janë duke i fryrë zjarrit, me insistimin e tyre për formimin e Mini Shengenit. Lidhur me këtë këta para pakë ditësh u dakorduan që me 29 korrik të këtij viti të takohen në Shkup për të biseduar për zjerimin dhe jetësimin e projektit të Mini Shengenit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Limani.

Mirëpo, sipas tij për fat të mirë ky “Pazar” nuk ishte në agjendën politike të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Samtin e Prespës duke u deklaruar se Kosova nuk do të pranojë të jetë anëtare e këtij asociacioni, duke potencuar se Kosova do të punoj dhe angazhohet që të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-së.

Eksperti i ekonomisë shtoi se ky qëndrim i kryeministrit Kurti, është për çdo lëvdatë, sepse u tregoi pjesëmarrësve në këtë Samit se Kosova është shtet dhe përfaqësohet nga përfaqësues shtetëror të saj.

“Andaj, duhet të mobilizohemi që të gjithë pozitë e opozitë, OJQ, intelektual, Universitete e studentë, Akademi e institucione shkencore, në mbështetje të Kryeministrit Albin Kurti, për zhbërjen e kësaj nisme të Serbisë si program anti shqiptarë dhe shumë të rrezikshëm, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë kombin tonë.

Këtë rrezik duhet ta kuptojnë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse Serbia historikisht dhe aktualisht ka pretendime hegjemoniste ndaj të gjitha vendeve të këtij nën qielli.

Andaj, ky projekt si në pikëpamje ekonomike, ashtu dhe politike është në kundërshtim të plotë me interesin tonë kombëtar dhe të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shtoi Limani./BotaSot

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey