Albin Kurti zbulon emrat e ministrave të VV, ja oferta për LDK-në (VIDEO)

Të gatshëm për qeverisje

Të gatshëm për qeverisje

Publiée par Albin Kurti sur Lundi 6 janvier 2020

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një video ka folur rreth takimit që do të ketë me presidentin Hashim Thaçi dhe zhvillimeve për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë, ai ka zbuluar edhe emrat e ministrave nga Vetëvendosje.

Lista

Albin Kurti, Kryeministër

Haki Abazi, zëvendëskryeministër i parë

Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministër i Punëve të Jashtme, Blerim Reka

Ministër i Financave, Besnik Bislimi

Ministre e Ekonomisë, Rozeta Hajdari

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Sot u bënë tre muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, kur qytetarët masivisht votuan edhe për ndryshime politike në vend edhe e bënë Lëvizjen VETËVENDOSJE! subjekt të parë e fitues. Më 26 dhjetor 2019, në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë u detyruam të shkojmë pa marrëveshje me LDK-në. Sot, më 6 janar 2020, në takim konsultativ me Presidentin e Republikës, sërish jam i detyruar të shkoj pa marrëveshje me LDK-në. Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme, nuk m’u bë e mundur të kem një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me Presidentin e shtetit”, ka deklaruar Kurti.

Kurti i ka bërë thirrje LDK të dërgojë emrat e pesë ministrave dhe të zv.kryeministrit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey