Albin, po gabon!

Ngase, me ish “ekspert të kompromiseve” të dhimbshme që i praktikuan aftësitē dhe përvojat (sidomos) në Rambuje(ku pavarësia e Kosovës u prolongua pēr një dekadë të tërë!), pastaj Bruksel (ku u futën pa pasë nevojē, në obligime për; Demarkacionin dhe Asociacionin!), nuk mund të ushtrohet NDRYSHIMI me të cilat more gjithë ato vota nga populli, e as nuk mund t’ia hedhësh traditës së “shkolles” së mashtrimit të diplomacisë serbe, e aq më pak asaj të faktorëve e miqëve ndërkombētarë;

1. Albin! Edhe Ti e dinë që “pêrvojat” historike të kinse shfrytëzimit të “ekspertizave” nga ana e “ekspertēve gjitholog” flasin në disfavor të idesë së ndryshimit, që e ke ndërmend me bë në emër të qytetarisë kosovare.

2. Albin! Kosova, e vitit 2021 ka aq profile tē shkolluara e të përgaditura mirë nëpër Universitetet prestigjioze, për punën dhe fahun e “kompromiseve” që po e kërkojnë nga ne, sa që;”Serbinë, e qojnë me pi uj, dhe e kthejnë pa pi as edhe një gëllënkë të vetme”(!)

3. Albin! Mos nxito! Se edhe ashtu në fushatën zgjedhore, ke premtu edhe publikisht;” dialogu me Serbinë, s’ështē prioritet Yt i parë, as i dyti, as i treti, po diku i katërti…”

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey