Albulena Haxhiu për ministrat e PDK-së: I ka kapluar zori i humbjes së pushtetit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri dhe ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxhës, të cilët vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan Insajderi.

Haxhiu, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Tahirit ku ka thënë se “nuk kemi buxhet për zgjedhje” ndërsa për deklaratën e Dhurata Hoxhës që ka thënë se “nëse hyjmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, zvarritet procesi i liberalizimi i vizave”.

Haxhiu, u ka thënë dy ministrave se po frikësohen nga humbja.

“I ka kapluar zori i humbjes së pushtetit dhe duket që po e përjetojnë shumë rëndë. Kosova kurrë më nuk duhet të ketë ministra të tillë. #zgjedhje sa më parë”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu./ Insajderi.com

The post Albulena Haxhiu për ministrat e PDK-së: I ka kapluar zori i humbjes së pushtetit appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 30, 2019 3:36 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147756
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit