Aleanca për Shqiptarët – Besa, pritet mbështetje në të gjitha komunat?

Mbështetja e Aleancës për Shqiptarët ndaj Bilall Kasamit në Tetovë është e pakushtëzuar dhe e pakthyeshme. Në raundin e dytë, Kasami hy në garë për Tetovën më mbështetjen e ASH-së kundër Teuta Arifit të BDI-së. Ky vendim i partisë opozitare do të kalojë edhe në organet e partisë, ndërsa në raport me partinë Alternativa mësohet se ditëve në vijim Aleanca do të angazhohet që partneri i koalicionit të rreshtohet në mbështetje të Kasamit.

Alsat sot kontaktoi kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për të mësuar nëse do të kërkojë mbështetje publike nga Alternativa, e cila më pas do të obligohej të thirrtë organet e partisë dhe të përcaktohej mbi mbështetjen e Kasamit, por deri në këto momente nuk morëm asnjë përgjigje.

Ditë më parë sekretarët e dyja subjekteve, Arben Taravari dhe Arjanit Hoxha pas takimit të zhvilluar në Gostivar dolën me qëndrime se mbështetja reciproke do të funksionojë mbi parimin se gjithkund ku ka kandidatë do të ketë mbështetje, përkatësisht koalicion kundër kandidatëve të BDI-së.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në Tetovë siguruan mbi 6 mijë vota, duke u radhitur pas Bilall Kasamit me 10 mijë vota dhe Teuta Arifit me 11 mijë vota. Besa kërkon mbështetje edhe për Zhelinën, ndërsa ASH-AAA kërkon ndihmën e Besës në Strugë, Dibër, Cair, Tearcë, Bogovinë dhe Vrapçisht.

Për momentin nuk është diskutuar nëse bashkimi i partive opozitare shqiptare dhe Lëvizjes Besa do të funksionojë edhe në nivel të këshillave e komunal. Subjektet thonë se për këtë do të vendoset pas raundit të dytë zgjedhor që do të mbahet më 31 tetor.(Alsat)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey