Alex Ferguson ishte në kontakt për 24 orë me Ronaldon që t’i bashkohej Man United

Cristiano Ronaldo bëri rikthimin e tij senzacional në Manchester United pas 12 viteve, duke kompletuar transferimin e tij tek ‘djajtë’ pasi vendosi të largohej përfundimisht nga Juventusi pas tre viteve të kaluara tek ekipi italian.

Sir Alex Ferguson është përshkruar nga burime të shumta që ka luajtur një “rol të madh” në ri-nënshkrimin e Cristiano Ronaldos me Man Utd, raporton ‘The Athletic’.

Sipas këtij mediumi, Ferguson për 24 orë po telefononte Cristianon vazhdimisht dhe përdorte marrëdhënien e tij të mirë me Jorge Mendes për të ndihmuar të ndodhë kjo lëvizje tek United.

Menaxheri historik i ‘djajve’ i bëri presion Solskjaer për të bërë një lëvizje për Cristiano Ronaldon. Ai thirri anëtarët e bordit të United dhe Mendes, për të siguruar që United po bënte gjithçka të mundshme.

Burimet e ‘The Athletic’ thonë se “gjithë ferri do të ishte shkatërruar” nëse United do të kishte humbur garën për portugezin.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey