Ali Ahmeti, “Open Balkan” dhe Kosova!

Naser Pajaziti

Ali Ahmeti dje me shumë entuziazëm përjetoi dhe madhështoi takimin “Open Balkan” në Ohër, duke e glorifikuar si një “kapitull i ri”, takim edhe vëllazëror me Ramën e Abazoviqin, por edhe si takim rajonal me Vuçiqin e Tegetlinë e Bosnjës, gjegjësisht Republika Srpskas.

Në gjithë këtë ndejë burrash hileqar ballkanas, Republika e Kosovës na u shpërfaq si vrimë e izoluar, problematike dhe kundër bashkëpunimit rajonal. E pikërisht klubi i “Open Balkan” me porositë e sinjalet e përcjellura ashtu edhe deshi ta nxjerrë, sidomos dyshja Vuçiq-Rama.

Po, pse kësaj loje po i jep vrull e pompozitet të madh Ali Ahmeti, sidomos kur kemi parasysh lidhjen e tij shpirtërore me Kosovën apo siç e konsideron ai pjesë të shpirtit të tij.

Në këtë ‘fushëbetejë’ të nismave dhe projekteve strategjike rajonale Ali Ahmeti a duhej të rreshtohej përkrah Kosovës dhe institucioneve e politikave të saj shtetërore që si synim strategjik shohin “Procesin e Berlinit”, një projekt strategjik europerëndimor i mbështetur edhe financiarisht, edhe politikisht duke e trajtu Kosovën si palë të barabartë?

Ahmeti për Kosovën ndoshta do duhej edhe të rrezikonte Qeverinë e Maqedonisë, duke e nxjerrë si faktor rajonal dhe duke i dhënë krah vetëm “Procesit të Berlinit” dhe jo projekteve me shumë të panjohura dhe prapaskena, si “Open Balkan” e ku Serbia po shfaqet si lidere me synime ekspansioniste rajonale. Po kjo Serbi që ende s’po distancohet nga Putini dhe Rusia.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey