Ali Ahmeti uron kryetarin e ri të PDK-së Memli Krasniqi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Memli Krasniqin për marrjen e përgjegjësisë dhe zgjedhjen Kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, në një proces demokratik dhe transparent.

Ahmeti në faqen e tij zyrtare në facebook gjithashtu ka shkruar se “nevojitet guxim i veçantë për të marrë mbi supe përgjegjësi në kohëra sfiduese dhe për këtë të inkurajoj që të vijosh rrugën e trasuar nga paraardhësit e tu të cilët na mungojnë shumë dhe uroj si dhe kam bindjen që do të rikthehen shpejtë, faqëbardhë dhe krenar.”

Sipas Ahmetit BDI dhe PDK ndajnë vlera të përbashkëta për demokracinë, lirinë, sundimin e ligjit, shtetësinë e Kosovës dhe integrimin e dy vendeve në Bashkimin Europian dhe në NATO.

“Tek unë dhe tek BDI do të gjesh partner të sinqertë dhe të përkushtuar për punë të mbara sepse Kosova, thellë në mendjet dhe zemrat tona, është mall, është realizim ëndrrash, është zenit jetësor. Të uroj shëndet dhe mbarësi në sfidën e re me dëshirat më të sinqerta për sukses në të mirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe rajonit,” ka shkruar më tej lideri i shqiptarëve të RMV-së. Ali Ahmeti.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey