Ali Ahmeti: Vendimi që i hap rrugën negociatave me BE-në, historik për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Miratimi i propozimit francez që i hap rrugën negociatave për anëtarësim Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, është një moment historik për qytetarët e vendit. Pretendimet se autoritetet e vendit kanë bërë lëshime për sa i takon gjuhës, historisë dhe identitetit maqedonas, janë të pajustifikuara ndërsa partitë e opozitës që ishin kundër miratimit, janë nxitur nga interesa politike, tha në intervistën për Zërin e Amerikës, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në pyetjen nëse pret që hapja e pritshme e bisedimeve me BE-në do ta ndryshojë qëndrimin e forcave politike që ishin kundër dhe të zbusë tensionet, Ahmeti me qëndrimin se opozita u përfshi nga një valë emocionesh, nga një valë folklorizmi, pati një tendencë për manipulim të masave, gjoja se po humbet identiteti kombëtar maqedonas, po humbet gjuha maqedonase, po asimilohet kombi maqedonas me atë të bullgar.

“Të gjitha këto ishin më tepër për politika ditore dhe për t’u shtuar pikë partive të tyre, sesa diçka substanciale që kishte në gjithë këtë fushatë, apo gjithë këtë propagandë që e bënë dhe kjo më në fund u pa, edhe masat në përgjithësi e kuptuan që e tërë kjo bëhet vetëm e vetëm për të përmirësuar pozicionin e tyre politik në shoqëri, sesa diçka thelbësore në gjithë këtë aktivitet që ata e bënë”, potencoi Ahmeti.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey