Ali Ahmeti:Në universitete ruhet më së miri gjuha

Në vigjilje të festës së Alfabetit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka marrë pjesë sot në një aktivitet në Universitetin e Tetovës.

“Në universitete ruhet më së miri gjuha, aty në edukimin dhe arsimimin e gjeneratës së re dëshmohet madhështia e saj, aty merr kuptimin çdo përpjekje dhe sakrificë për përjetësinë e saj!

Kënaqësi e veçantë që sot në Universitetin e Tetovës bashkë me studentët rikujtuam angazhimin intelektual të rilindasve në Kongresin e vitit 1908 në Manastir dhe përuruam tre amfiteatrot që do të mbajnë emrat e veprimtarëve të arsimit shqip – Abdylselam Eminit, Rafi Halilit, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazit.

Uroj që këto emra të vendosur në hyrje të këtyre amfiteatrove të jenë frymëzim i përditshëm për të rinjtë tanë në rrugëtimin e tyre të dijes, rikujtim i përgjegjësisë madhore të ruajtjes së vlerave kombëtare!”, është shprehur Ahmeti. (INA)

Loading...