Ali Beu dhe Artan Pehlivani!

Nga Medai Shaholli

Ali Ahmeti :unë vij nga populli!

Artan Grubi:
Ali Ahmetit i duhet populli, popullit i duhet Ali Ahmeti

Këto janë prononcimet e Ali Beut dhe të Tani Pehlivanit për meritat e kryeintegristit Ali para popullit!

Le ta shohim një çik prononcimin e Ali Ahmetit kur tha se unë vij nga populli
Çfarë deshi të thotë me këtë dekleratë me plotë popmpozitet Ali Beu?

Të vish nga populli dhe ta mashtrosh atë nuk është krenari as mburrje, por është papërgjegjësi dhe devijim i premtimeve dhe zotimeve që nga konfklikti i 2001, pasi e ke qullosur dhe plandosur identitetin kombëtar për dy dekada si bashkësi e 20%, nuk ke për çfarë të krekosesh si kaposhi në majë të plehut.

Ndaj, leri dënglat se vjen nga populli dhe dije mirë se nga populli dalin edhe plehra që nuk na kanë munguar gjatë historisë si bejlerë dhe agallarë të sojit tënd që na kanë fundosur si ti, prandaj mos u kreno për plehun që ke lënë gjithandej dhe na shet si arritje para shqiptarëve në ‘dërzhavën Severna’!

Sa i t..

Sa i takon Artan Pehlivanit mbi prononcimin e tij për Ali Benë, ajo është e kuptueshme sepse me superlativat që ia përveshi shefit të tij kërkon të thur mburojë kundër ‘grupit të zjarrit’, një klan arrivistësh brenda DUI-t cilët teptisur ta spostojnë nga posti për shkak të xhelozive apo të makutërisë për para, që do të thotë: ‘Mjaft hëngre ti, ik tani se do vi të ha unë’!

Ja pra, ky është edhe qëllimi i vërtetë i të babëziturve për para dhe pushtet të ‘grupit të zjarrit’ brenda DUI-t që ia kanë vënë syrin postit të zëvendëskryeministrit që mban Tani Pehlivani, si post pa shumë përgjegjësi por me mundësi për të përfituar shumë para dhe prestigj duke u kapërdisur para elektoratit të tyre si VIP-a integristë.

Një fjalë e urtë popullore thotë: Iku Jonuzi erdhi domuzi!
Prandaj, ik njëri dhe vjen tjetri nuk i zgjidh problemet e shqiptarëve ata tashmë e kanë ‘çarë ferrën’, ia kanë mësyrë perëndimit të egër nga halli dhe jo nga malli.

Në ‘mihanen’ e DUI-t me dy porta në Reçicë të Vogël, hyjnë e dalin e dalin xhambazë me katër flamuj, ku herë hiqen si të djathtë nacionalistë, herë si të gjelbërt të majtë, herë si të qendrës, por gjithmonë mbeten mbeten po ata matrpazë pa ideal, që kanë çarë përpara duke i bërë hosanara Ali Beut në ‘konakun e madh të mihanes’ DUI, ku hanë dhe pinë sahanëlëpirës nga të gjitha sojet.

Megjithatë, motoja e tyre mbetet po ajo :’I po DUI,DUI’!

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey