Alija si Salija

Arsim Zekolli

Sfide e Ali Ahmetit per perzgjedhje ne BDI eshte e lehte per definim. Integristi numero due duhet te vendos mes dy opcioneve: te vendos kombetarisht, ose te vendos politikish.

Vendimi politik nenkupton qe te rreshtohet pas Artan Grubit dhe Bujar Osmanit. Eshte i vetmi vendim politikisht logjik. Por kujdes me kuptimin e logjikes ne politike.

Vendimi kombetar eshte me i koklavitur. Pasi qe nenkupton largim te dy grupeve (qytetarlit e Artanit dhe sheherlit e Izetit) dhe zevendesimin e tyre me gjenerate te re, te pakompromituar ne parti dhe te vendos sukcesivisht ne adiminstrate. Eshte vendim iracional. Por kujdes me kuptimin e iracionalitetit ne ceshtje kombetare.

Vendimi politik do shpie BDI dhe Ahmetin personalisht ne nje film shum mire te njohur per te dhe gjith ne. Tere rremuja e shkaktuar ne BDI duket sikur reprize e eksperiences se PD-se dhe Sali Bersihes me Lulzim Bashen, ne kete rast te BDI, Ali Ahmetit me Artan Grubin. Paralajmerimet e mekoshme te veteraneve..

Arsim Zekolli

Sfide e Ali Ahmetit per perzgjedhje ne BDI eshte e lehte per definim. Integristi numero due duhet te vendos mes dy opcioneve: te vendos kombetarisht, ose te vendos politikish.

Vendimi politik nenkupton qe te rreshtohet pas Artan Grubit dhe Bujar Osmanit. Eshte i vetmi vendim politikisht logjik. Por kujdes me kuptimin e logjikes ne politike.

Vendimi kombetar eshte me i koklavitur. Pasi qe nenkupton largim te dy grupeve (qytetarlit e Artanit dhe sheherlit e Izetit) dhe zevendesimin e tyre me gjenerate te re, te pakompromituar ne parti dhe te vendos sukcesivisht ne adiminstrate. Eshte vendim iracional. Por kujdes me kuptimin e iracionalitetit ne ceshtje kombetare.

Vendimi politik do shpie BDI dhe Ahmetin personalisht ne nje film shum mire te njohur per te dhe gjith ne. Tere rremuja e shkaktuar ne BDI duket sikur reprize e eksperiences se PD-se dhe Sali Bersihes me Lulzim Bashen, ne kete rast te BDI, Ali Ahmetit me Artan Grubin. Paralajmerimet e mekoshme te veteraneve te PD drejtuar Salise qe te mos magjepset aq shum nga bukuroshi Luli, te mos largon te deshmuarit ne beteja dhe te kete kujdes nga fjalet e bukura te Lulit bienin ne vesh te shurdher te Salise. Nuk donte Sala as te ndegjon per aferat me Shtepi te Verdha, afera qindra-milione autostradash, materiale komprometuese Ruse, afersine me spekulantet Soros. Deri sa nuk i plasi sherri te dera personalisht e familijarisht ne forme deklarimi non-grata. E pastaj filloj vajtimi dhe mallkimi “me ka mashtruar Luli, mea culpa, mea maxima culpa”. Por, vone.

Duhet te bejme krahasimin ne rastin e Alies? Verejtjet e veteraneve BDI per misionin destruktiv te Artanit? Per nrgitjen meteorike te dyshimte neper kuloaret diplomatike, policore, ojq e tjera drejt preherit te Alies? Per rolin e tij ne Shtepine e verdhe? Per afersine me Soros? Per aferat filo-Ruse? Shtrohet pyetja, kjo ngjajshmeri e deshmuar deri tani, do vazhdon edhe tutje deri sa ne “tapet” te vjen edhe Aliu personalisht dhe familijarisht? Pasi qe, si te them, gjithnje eshte dukur pak bizare qe ne Hag gjindet zedhenesi i UCK, por jo edhe njeriu qe me gojen e vet lavderohej se ka qen njeriu numer 2, autor i amblemes, themelues i UCK, Chuck Norisi Zajazit qe mundi JNA? Se fundi, si qe mesuam javen e kaluar, procesi i ftesave ne Hag ende nuk ka perfunduar. Mund te ndohe qe Aliu te perfundon ne Hag sikur Saliu ne liste te zeze? Nuk e di, me ofroni argumente qe demantojne / pohojne kete mundesi. Para se te vendosni, merrne pak ne konsiderate afrimin e tij me Vucic. Sikur ne kohe, Saliu me Damir Fazlagic.

Shiquar nga kendi politik, ajo qe u deshmua deri me tani eshte nje dukuri interesante. qe komandantet e luftes me lehte dhe me me shum dinjitet largohen nga posti se kuazi-intelektualet e post-luftes. Keshtu ndodhi me Beqir Hasanin, Hazbi Liken, Qufen, dhe ashtu u deshmua me Artanin, Bujarin, Izetin. Paralelisht paradoksalisht, komandantet e larguar ne menyre dinjitoze ende mbajne ne dore vullnetin e nje pjese te mire te elektoratit BDI, por aq me shum te atij 30% te pavendosur partijakisht qe sjellin extra-voten ne konto te partise. Izeti dhe Artani miunden vetem te ndajne ne dysh kete matematik dhe te motivojne anetaresine te mos behet pjese e luftimeve klaneske, ndersa te papercaktuarit o te votojne opcione tjera ose te shtojne edhe me shum perqindjen e bojkotit faktik.

Alia, sikur Salia, e ka prerogativin te vendos vet nese do merr opcionin politik apo opcionin kombetar. Nese do percjell rrudhen e logjikes ne nje fushe si politika ku logjika nuk kryen pune. Ose do kap sokakun e kombit ne te cilin faktori i iracionalitetit te mundeson te jesh nje hap para te tjerve dhe te rikthesh ate qe Akiu shifet se e ka humbur – kontrolin mbi partine dhe ndikimin ne shoqeri.

Hajt te shofim. Ishte lehte te jesh Komandant mbi fukara Shqiptar. Te shofim tani sa e ka takatin Aliu te behet lider i oligarkeve.

Loading...