Alioski: Flas 7 gjuhë, por në shtëpi flasim shqip

Ezgjan Alioski është një nga elementët më të rëndësishëm për kombëtaren e Maqedonisë, e cila së fundmi bërë shumë bujë duke mposhtur Gjermaninë, në shtëpinë e këtyre të fundit.

Mesfushori shqiptar në një intervistë për “Zona Gol”, tregon se sekreti i kombëtares është miqësia mes futbollistëve, ndërsa ai vet potencon se flet 7 gjuhë, por preferon në shtëpi të flet gjuhën shqipe.

– Cili është çelësi i suksesit të Maqedonisë së Veriut?

Kemi individualitete me shumë cilësi, kemi shumë talente. 11-shja titullare përgjithësisht luan jashtë Maqedonisë dhe kjo besoj na ka ndihmuar edhe me shumë. Organizimi ka qenë jashtëzakonisht i mirë, fillon nga sistemi i moshave e deri tek kombëtarja A. Ka nisur gjithçka nga presidenti Sejdini, më pas trajneri, lojtarët. Kemi shumë vetëbesim, pasi kemi 5-6 vite së bashku dhe nuk jemi thjesht kolegë, jemi vërtetë miq me njëri tjetrin, kemi një grup të bashkuar.

– Keni filluar të mendoni për Kampionatin Europian?

Është ende herët për ta ndjerë aromën e Europianit, por mendoj se kur të vijë momenti do të kemi shumë emocione, të gjithë, madje edhe Pandev që ka fituar Ligën e Kampionëve. Do të jetë një ndjenjë e papërjetuar më parë, por do shkojmë me shumë dëshirë sepse kjo është pjesëmarrja e parë dhe nuk i dihet kur mund të jetë pjesëmarrja e radhës në Europian për Maqedoninë e Veriut. Duhet ta shijojmë.

– Interesi për gjuhët e ndryshme…

Flas 7 gjuhë sepse jam rritur në Zvicër, aty kam mësuar gjermanisht, italisht dhe anglisht. Spanjishten e kam mësuar këtu në Angli, ndërsa gjuhën maqedonase në kombëtare. Megjithatë në shtëpi flasim gjithmonë shqip. /VipSport.al

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey