Alioski në radarin e gjigantit italian AC Milan

Ditë më pare po spekulohej se futbollisti Lids Junajted dhe reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski ka kontratë me skuadrë turke Galatasaraj dhe pritet përfundimi i sezonit, por si duket këto zëra nuk janë të sakta. Ezgjan Alioskit i skadon kontrata me Lids Junajtedin dhe do të jetë lojtyarë i lire. Kjo ka bërë që për kë yll të futbollit të interesohen edhe gjigandët e Italisë, AC Milani, të cilët tek Alioski shohin zëvendësuesin e Teo Hernandez, emri i të cilit lidhet ngushtë me një transferim te PSZh-ja.

Interes për futbollistin shqiptar kanë shfaqur edhe dy skuadrat e mëdha turke, Galatasaraji dhe Trabzonspori, ndërsa pikërisht mediat në Turqi kanë zbuluar lajmin për interesimin e Milanit për futbollistin e përfaqësueses së Maqedonisë, i cili pjesë e Lids Junajtedit është që nga vera e vitit 2017-të, kur kishte arritur nga rradhët e Luganos. Alioski aktualisht është në përgatitje me reprezentacionin e për “Euro 2021” që fillon më 11 qershor, ndërsa në mesin e 24 vendeve pjesëmarrëse është edhe Maqedonia e Veriut.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey