Aliti u jep urdhër institucioneve të punësojnë 31.54 për qind, Qeveria pranon 29.52 për qind!

Kanë filluar përgatitjet për ngritjen e balanserit për përfaqësim adekuat të shqiptarëve nga 24.3 për qind, në 31.5 për qind, konform rezultateve të reja të regjistrimit në Maqedoninë e Veriut.

Te institucionet shtetërore ka arritur letra e ministrit për Shoqëri Informatike, Admirim Aliti, që të jenë të gatshëm nga fillimi i vitit 2023 të aplikojnë metodologjinë e re të punësimit, shkruan Sdk.mk.

Edhe pse tek pala maqedonase ekziston kundërshtim i madh dhe kërkohet që balanseri të rregullohet sipas përqindjes së popullatës rezidente pa diasporën, ku shqiptarët janë 24.3 për qind, Aliti ka vepruar konform ligjit.

Aliti, i cili vjen nga radhët e partisë Alternativa, në përllogaritjet ka shtuar edhe popullatën jorezidentet, duke u bazuar në rezultatet nga regjistrimi i fundit, si dhe dy për qind nga 132 260 qytetarët të cilët janë regjistruar në bazë të burimeve administrative.
Në këtë drejtim ka kundërshtime të caktuara edhe mes ministrit Aliti dhe Qeverisë.
Qeveria kërkon që balanser..

Qeveria kërkon që balanseri për shqiptarët të jetë 29.52 për qind sa është përqindja shqiptare bashkë me diasporën. Kjo do të thotë se Qeveria të gjithë 132 mijë qytetarët e supozuar se nuk janë regjistruar i konsideron maqedonas, gjë që është paksa absurde.

Sipas regjistrimit të fundit, realizuar në shtator të vitit të kaluar, në territorin e Maqedonisë së Veriut jetojnë 58.44% maqedonas, 24.3% shqiptarë, 3.86% turq, 2.53% romë, 1.3% serb, 0.87% boshnjak dhe 0.47% vlleh. 7.2%, ose 132.260 qytetarë janë regjistruar në bazë të burimeve administrative dhe ato nuk hyjnë në përqindjen e nacionaliteteve.
Sipas rezultateve nga regjistrimi jashtë vendit, 66.36% janë shqiptarë dhe 24.45% maqedonas.
Kur të mblidhen këta numra, atëherë 54.21% janë maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3,98% turq, 2.34% romë, 1.18% serb, 0.87% boshnjak dhe 0.44% vlleh.

Loading...