Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman nisin pushimet në Shqipëri

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman nisin pushimet në Shqipëri

Një prej çifteve më simpatike janë padyshim aktorja dhe modelja shqiptare, Alemda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman.

Dyshja që janë të martuar prej vitesh deh tashmë prindër të dy fëmijëve jetojnë në Stamboll, por jo të rralla janë vizitat që ata bëjnë edhe në vendlindjen e Almedës, Shqipëri.

Edhe së fundmi çifti i famshëm kanë zgjedhur për të qëndruar disa ditë në Shqipëri, dhe këtë e ka bërë të ditur Almeda e cila ka postuar një imazhe nga Mali i Dajtit.

Të dy shihen përkrah njëri-tjetrit, teksa Almeda e veshur në të ngushta, bluzë të shkurtër dhe tuta sportive të zeza që i përshtati me një këmishë dhe kapele të bardhë.

Ndërkohë, aktori i famshëm i serialeve turke i veshur me bluzë dhe pantallona të zi, ndërsa mban edhe një palë syze dielli.

Kujtojmë që derisa Tolga po vazhdon të jetë aktive me projekte në Turqi, Almeda ka kohë që është tërhequr nga ekrani duke iu përkushtuar familjes.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey