AlternAtivA-Dega Tetovë: A do ta shtypë Teuta Arifi përsëri butonin e ujit siç e bëri para zgjedhjeve të kaluara?!

Duke qenë në ditët e nxehta të verës, AlternAtivA – Dega Tetovë reagon për një dukuri dëshpëruese për një qytet siç është Tetova. Në kohën kur kryetarja e Komunës së Tetovës për çdo ditë flet për konceptin e saj të gjelbër, Tetova vazhdon me mungesë të ujit të mjaftueshëm, gjë që rrezikon edhe shëndetin e qytetarëve.
Qyteti i Tetovës ka kohë që jeton me probleme të paszgjidhura disavjeçare, siç janë kanalizimi e uji i pijshëm. Edhe pse qytetarët detyrohen t’u nënshtrohen harxhimeve shtesë financiare për instalimin e hidroforëve që në kohë pandemie edhe më tepër e rëndojnë buxhetin e tyre familjar, shpresa e tyre për ujë shpejt shuhet, pasi rezervuarët e hidroforëve kanë vështirësi që të mbushen me ujë.
Sidoqoftë, AlternAtivA – Dega Tetovë do të vazhdojë ta ndjekë këtë problem disavjeçar, duke ia kujtuar edhe një herë znj. Arifi se butonin që e shtypi para zgjedhjeve të kaluara për ujë të pijshëm në Tetovë si duket ka qenë jo funksional. Andaj, në vend se të merret me propagandën e gjelbërt, le t’i zgjidhë problemet esenciale me të cilat përballen qytetarët e Tetovës.
Megjithatë, shpresa e tetovarëve nuk është shuar. Mundësia që të kenë ujë është që në këtë vjeshtë ta dënojnë keqqeverisjen e Teuta Arifit dhe t’i japin shans një qeverisjeje të re që do të kujdeset për jetën reale të qytetarëve.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey