Alternativa do të vendosë së shpejti për Kërçovën, Mazllam Osmani kandidat potencial

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa shqyrton mundësinë e kandidimit të Mazllam Osmanit nga radhët e Alternativës, për kryetar të Komunës së Kërçovës megjithatë një vendim përfundimtar do të merret e shumta deri nesër. Opsioni tjetër është që koalicioni opozitar shqiptar të mos ketë asnjë kandidat për këtë komunë por të mbështesë kandidatin Fatmir Limani.

Burime nga Alternativa thonë për Alsat se arsyeja që mund të mbështetet Limani është sepse ai ka qenë i vetmi që ka kërkuar votën e opozitës dhe që është e palogjikshme të mbështetet kandidati i oponentit politik, Dehari, i cili, sipas tyre, nuk ka mbajtur premtimet gjatë mandatit të kaluar.

Nga ky subjekt nuk përjashtojnë mundësinë të mbështesin Deharin në rrethin e dytë, nëse do të jetë ai kandidati i vetëm shqiptar që do të mbetet në garë./Alsat

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey