Alternativa inovative e duhanit IQOS prej dy vitesh është prezente në Maqedoni

Pajisja inovative IQOS, e cila është alternativë më pak e dëmshme se cigaret është prezente në tregun tonë prej dy vitesh.

Me ardhjen e kësaj pajisjeje elektronike, duhanpirësit e rritur që nuk duan ta lënë duhanin kanë mundësinë t’i bashkohen familjes së madhe prej mbi 21 milionë njerëzve në mbarë botën që përdorin këtë sistem të zhvilluar në bazë të provave shkencore.

Kjo pajisje elektronike ngroh dhe nuk djeg duhanin, duke krijuar një aerosol që përmban mesatarisht 95 për qind më pak përbërës të dëmshëm sesa tymi i cigares. Ngrohja ruan të njëjtin nivel të nikotinës, por eliminon tymin, katranin, hirin dhe substanca të tjera të dëmshme që ndodhin gjatë procesit të djegies së cigareve. Dy vjet më parë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) mori një vendim ku ndër të tjera theksohej se një kalim i plotë nga cigaret klasike IQOS redukton ekspozimin e trupit ndaj substancave të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme.

Pajisja është rezultat i punës dhe përkushtimit të mbi 400 shkencëtarëve dhe ekspertëve më të mirë të punësuar nga Philip Morris dhe janë investuar më shumë se 7 miliardë dollarë. Kjo pajisje inovative është e disponueshme në 71 tregje në mbarë botën. Mund të mësoni më shumë rreth teknologjisë pas IQOS në: PMI Science | Philip Morris International.

Kompania FMTKP është kompani e përbashkët e Philip Morris International dhe Fabrika e Duhanit Prilep e themeluar në vitin 2014.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey