Alternativa: Me ligjin për legalizimin e objekteve ilegale qeveria po kontrabandon amnisti për shkelësit e ligjit

Për çdo ditë që ky vend drejtohet nga binomi LSDM-BDI ky vend edhe më tepër largohet nga rruga e integrimeve evropiane. Së fundmi jemi dëshmitar të tentativës së qeverisë për të kontrabanduar amnisti për të gjithë ata të cilët kanë ndërtuar në kundërshtim me ligjin dhe për të cilët organet e drejtësisë kanë iniciuar procedura kundërvajtëse.
Në një shtet i cili aspiron anëtarësimin në BE nuk mund të ndodhë që dy liderë të partive maqedonase, përmes konsensusit politik, të ndërhyjnë në organet e drejtësisë dhe të pamundësojnë që shkelësit e ligjit të marrin dënimin e merituar, kjo për pazare të tyre politike.

Më tutje, ky propozim ligj në mënyrën siç po tentohet të miratohet, përpos që nuk vlen për të gjitha rajonet në Maqedoninë e Veriut, i diskriminon qytetarët, duke i favorizuar ata të cilët kanë ndërtuar ilegalisht dhe duke i diskriminuar ata të cilët kanë ndërtuar në përputhje me ligjin. Madje, aq më keq, i motivon ndërtimet ilegale dhe shkeljen e ligjit në të ardhmen.

Kjo është arsyeja që ta pyesim publikisht kryeministrin Zaev: Cili është pazari politik me VMRO-në për të kaluar një ligj të tillë skandaloz? Si mendon ai dhe shpura e tij të instalojnë sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës kur me konsensus politik e shkelin drejtësinë dhe ndërhyjnë në organet e gjyqësisë?!
Sidoqoftë, AlternAtivA e gjykon si të dëmshëm këtë veprim dhe konstaton se ky vend ngadalë, por sigurt, po largohet gjithnjë e më larg nga Europa, njëherazi duke i përzënë çdo ditë e më shumë qytetarët e tij drejt perëndimit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey