“Alvisa dhe Hyseni po shtiren, ata janë bashkë në jetën reale”, aktori zbulon skenarin e “Për’puthen”

Konkurrentet e programit “Për’puthen”, Alvisa dhe Hyseni, janë kthyer në qendër të vëmendjes.Ish-çifti i cili u bë pjesë e këtij programi vazhdojnë të komentohen gjerë e gjatë në mediet rozë, shkruan GazetaBlic.

Në fillim u aludua se kjo është një lojë sepse ata nuk janë ndarë asnjëherë, por Alvisa dhe Hyseni mohuan një gjë të tillë.

Marius Dervishi i njohur me emrin e skenës “Zebervoki” i ftuar ditën e shtunë në emisionin “Mes Yjesh” zbuloi prapaskenat e dy personazheve që ndodhen aktualisht në “Përputhen”.“Unë i njoh personalisht, personazhin femër, kam qenë unë ai që e kam mësuar në produksionet e mia të mëparshme këto janë fakte, e kam mësuar të aktrojë dhe unë si profesori i saj i them, që aktrimi i saj është shumë i dobët”, tha aktori. Gjithashtu ai u shpreh se për këtë janë në dijeni edhe të gjithë konkurrentët e programit, kështu duke zbuluar se Alvisa dhe Hyseni kanë dhe një biznes bashkë, ku ndajnë kohën së bashku.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey