Ambasadori amerikan e Hoxhaj diskutojnë për formimin e institucioneve të reja

Hoxhaj e Kosnett diskutojnë për formimin e institucioneve të reja.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e brendshme politike.

Hoxhaj ka thënë se është biseduar rezultatin e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja.

“Mirëprita ambasadorin amerikan në Kosovë në zyrat e PDK-së për të diskutuar zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, me theks të veçantë në rezultatet e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja. Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership”, ka shkruar Hoxhaj.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey