Ambasadori gjerman në Kosovë reagon pas ardhjen së vaksinave: Lajm i shkëlqyeshëm

Ambasadori gjerman në Kosovë për vaksinat: Lajm i shkëlqyeshëm.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave ‘Astra Zeneca’ nga Aleanca Gavi COVAX në Kosovë.

Rohde e ka cilësuar lajm të shkëlqyeshëm arritjen e vaksinave në Kosovë, ndërsa ka premtuar se mbështetja për Kosovën do të vazhdojë, transmeton Gazeta Express.

“Lajm i shkëlqyeshëm që kontingjenti i parë i vaksinave COVAX mbërrijti në Kosovë! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje”, ka deklaruar ai.

“Çdo e treta euro në COVAX sigurohet nga Europa, çdo e pesta nga Gjermania. Ky është solidaritet ndërkombëtar në veprim. Vazhdoni punën e madhe Unicef”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Kontingjenti i parë i vaksinave që erdhi sot në Kosovë përfshinë 24 mijë doza “Astra Zeneca”, ndërsa të tjera janë paralajmëruar se do të vijnë në ditët në vazhdim.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey