Ambasadorja amerikane, Kejt Bërns flet për zgjedhjet e sotme

Ambasada amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns theksoi se pjesëmarrja në procesin zgjedhor ka rëndësi thelbësore për demokracinë.

“Qytetarët e Maqedonisë sot dalin për të votuar për zgjedhjet lokale. Pjesëmarrja në një process demokratik ka rëndësi thelbësore për një demokraci të fuqishme, të qëndrueshme dhe inkluzive”, ka shkruar ambasadorja Bërns përmes një postimi në tuiter, përcjell INA.

Paraprakisht, ambasada amerikane ka dalur me një qëndrim të saj për procesin zgjedhor. “Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të fortë. Sot ne duartrokasim qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët po ushtrojnë të drejtën e tyre për këtë parim jetik demokratik në zgjedhjet komunale në të gjithë vendin.”, thuhet në shkrimin e Ambasadës.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey