Ambasadorja e SHBA-së: Korrupsioni kancer që largon të rinjtë nga RMV-ja

Në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Komisionit Antikorrupsion, Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Prajs Ageler bëri thirrje për përgjegjësi dhe të identifikohen aktorët e korruptuar. Ajo ka bërë me dije se lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet për Ambasadën e SHBA-së.

“Lexojmë për tenderë profitabil që shkojnë për firma me lidhje politike ose personale. Për këtë shkak, të obligohemi tani – opinioni, politikanët, zyrtarët e qeverisë – ta identifikojmë dhe të kërkojmë përgjegjësi për korrupsionin dhe të kërkojmë përgjegjësi për aktorët e korruptuar. Mosndëshkimi duhet të përfundojë” – tha Angela Prajs Ageler, ambasadore e SHBA-së.

Ambasadorja amerikane ua rikujtoi krerëve të vendit se miqësia nuk është vetëm marrëveshje dhe t`u thoni miqve atë që dëshiron ta dëgjojë, por duhet edhe sinqeriteti kur është e nevojshme, pasi sipas saj, korrupsioni bllokon vendin nga sukseset ekonomike, sociale, arsimore dhe strukturore, por edhe cënon të rinjtë e këtij vendi.

Në këtë k..

Në këtë kontekst ajo përmendi një fakt shqetësues.

“Një anketë e paradokohshme tregoi se korrupsioni është arsyeja kryesore përse të rinjtë largohen nga Maqedonia e Veriut – mesazhe që i kam dëgjuar në bisedat që i kam pasur pasi u ktheva këtu para 9 ditëve. Të rinjve këtu u duhet dhe meritojnë një vend ku suksesi bazohet në talentin dhe punën e mundimshme, e jo në politikën dhe cilin e njihni” – tha Angela Prajs Ageler.

Luftën kundër korrupsionit do ta bëj prioritet për Ambasadën e SHBA-së në Shkup – ishte e prerë Ambasadorja Ageler duke shtuar se SHBA-të do t`i mbështesin të gjitha përpjekjet, por, sic tha, kjo duhet të jetë zgjedhja juaj. Ambasadorja amerikane është shprehur e bindur se bashkërisht mund të bëhen ndryshime thelbësore për t`u përballur me atë që ajo e quan “kancerin e korrupsionit”. /KlanMacedonia/

Loading...