Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërns përgatit ajvar

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërns ka përgatitur ajvar në rezidencën e Ambasadës në vendin tonë, përcjell Alsat.

“Sezonë e ajvarit në rezidencën e ambasadës sonë, me ajvarin special “Red Dog”. Cilat janë ushqimet tuaja të preferuara tradicionale”, ka shkruar në Facebook ambasadorja amerikane.

Ndërsa në Twitter, Bërn shkruan:

“Në Maqedoninë e Veriut, vjeshtë dhe kohë për ajvar! Ne adhurojmë dhe bëjmë ajvar çdo vit sipas recetës së kuzhinierit tonë. Këtë vit, video ekipi i Ambasadës regjistroi pamjen dhe tingujt e bërjes së ajvarit”.

In 🇲🇰 if it’s fall, it’s time for #ajvar! We love it & have made ajvar every year we’ve been here with a recipe from the residence chef. This year the Embassy’s video team captured the sights & sounds. pic.twitter.com/kCUiT4mWBc

— Ambassador Kate Byrnes (@USAmbNMacedonia) October 12, 2021

Pjesa më e madhe e ajvarit të bërë, siç tregohet në videon nga ambasada, iu dhurua diplomatëve të huaj, vizitorëve amerikanë dhe miqve të ambasadores.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey