Ambasadorja e SHBA-së përshëndet Marrëveshjen për gazsjellësin që nënshkroi ministri Bekteshi me Skrekas

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, bashkë me Ministrin e Ambietit jetësor dhe energjisë të Republikës së Greqisë, Kostas Skrekas, kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë për zhvillimin e interkoneksionit për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedoni e Veriut.

Bekteshi ka deklaruar se me ndërtimin e interkonektorit mundësohet edhe një burim tjetër i gazit natyror për Maqedoninë e Veriut, respektivisht hapet mundësia për hyrjen e gazit natyror nga Azerbajxhani, Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Turqia.

Nënshkrimin e kësaj Marrëveshje e ka përshëndetur edhe ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Bërns.

“Urime për nënshkrimin e marrëveshjes të interkonektorit mes Republikën së Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky është një hap i rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të energjisë të Maqedonisë si dhe drejt rritjes së sigurisë së energjisë në rajon” , shkroi kështu në rrjetet sociale ambasadorja e SHBA-ve Kate Bërns duke përshëndetur këtë marrëveshje historike për vendin tonë!

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey