Ambasadorja gjermane në Shkup: Politika e zgjerimit tani është politikë sigurie

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holshtajn sot përkujtoi se ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berbok dje në margjinat e takimit të ministrave të punëve të jashtme në Luksemburg edhe një herë ka konfirmuar se është e rëndësishme për të gjithë BE-në që kësaj radhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë.

“Për ne është e rëndësishme që politika e zgjerimit tani, më shumë se kurrë është një politikë sigurie”, theksoi ambasadorja Holshtajn.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey