Ambulancë para Gjykatës në Shkup, përkeqësohet gjendja e Fabio Idrizit

Fabio Idrizi, i akuzuar për protestat e 26 Shkurtit kundër rastit Monstra, është sjellur në Gjykatë në gjendje të rënduar shëndetësore, shkruan gazeta Lajm.

Ai disa herë ka vjellur dhe janë paraqitur dyshime se mund të jetë i infektuar me Koronavirus. Për këtë arsye në Gjykatë është ftuar ekip i ndihmës së shpejtë, raporton gazeta Lajm.

Ekipi i ndihmës së shpejtë ka kontrolluar Idrizin dhe ka bë vlerësim se ai ndoshta është helmuar me ushqim, e nuk është i infektuar me Covid.

Gjykimi i ndërprerë, vazhdon me dëshminë e organizatorit të protestës, Blerim Ahmedi dhe me prezencë të madhe të policisë./Gazeta Lajm

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey