Amerikë, lidhna me zinxhirët e Mujit e t’Halilit, për kambët tua

Çun Lajçi

Kopilanat me shamia t’zeza

Vallahi moj Amerikë boll e mirë je e boll nji t’mirë e ke, që se len insanhallin me rrejtë, po i kallxon kush asht Luan e kush Kuli.
Se pallazgo-Ilirët e dardano-shqiptarët e kanë ditë fort mirë se kush janë ata t’Zveçanit, që ua vune shamitë e zeza n’krye, po lakmia e madhe e trimnia e budallës, ua shtini turitë n’sahanat e tyne. Bile, (nëse t’kujtohet), u patën ankua fort te ti për Albinin, kur i çoi policët me i nxanë do shqiptarë që bajshin pazarë me kriminelët e veriut!
U ke qitë telashe me keta kopilana, se i kan pasë jarana bre Amerikë!
Vishin n’zyret e qeverisë e pishin raki e tenderet i ndajshin fifti-fifti!
Edhe në Jahta u shkojshin, se s’mujshim pa “nashke” me e trupua detin kah Budva e me hangër peshk t’pimë me venë!
Tash secili prej tyne po t’lavdon ty e po i shanë jaranat e tenderëve, kopilanat e Veriut!
A din pse? Se po tutën mos po ua lidhë shamitë e zeza edhe këtyne e bahen sorra t’zeza n’Fushë Kosovë!
Amerikë, lidhna me zinxhirët e Mujit e t’Halilit, për kambët tua, që t’mos shkapemi prej teje e ti prej nesh, se na si ta shohim rakinë e dinarin, i bimë Ibrit not e dalim n’Rashkë!

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey