Analisti maqedonas Krzhalovski: Pse të mos e bëjmë Kushtetutën si ajo bullgare, pa komunitete tjera

Analisti politik Aleksandar Krzhalovski nga MCMS thekson se nëse marrëveshja me Bullgarinë është reciproke, atëherë sipas tij, pala maqedonase ka shumë më tepër obligime sesa Bullgaria, përcjell portali Think.mk.

“Ministri Osmani sqaron se kushtetutat tona nuk janë të njëjta me ato të Bullgarisë. Atëherë pse të mos e bëjmë të gjithë Kushtetutën si ajo bullgare, pa bashkësi etnike? Por atëherë një pjese të qytetarëve nuk do t’i pëlqejë. Edhe Bullgaria është multikulturore, ky është problemi, nuk ka shtet që nuk është multikulturor. Dyshoj se vetë ministri do të dakordohej që të mos shkruante shqiptarë. Ose Bullgaria duhet të veprojë si ne për sa i përket Kushtetutës”, thekson analisti, duke ironizuar dhe kritikuar marrëveshjen me Bullgarinë. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey