Analiza e epidemiologëve: Nuk ka nevojë për masa të reja, nuk do të jepnin rezultat

Pas takimit koordinativ të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe me drejtorët e Kovid-Qendrave, epidemiologët kanë analizuar se për momentin nuk ka nevojë për masa të reja restriktive.

“Sipas analizës së epidemiologëve nuk ka nevojë për vendosjen e masave të reja, ngase të njëjtit nuk do të jepnin rezultat ngase jemi një fundin e aktivitetit të virusit respirator, gjegjësisht nga java e gjashtë deri në javën e tetë nga vala e tretë. Kjo sipas epidemiologëve donë të thotë se virusi ka infektim të gjerë në territorin e tërë vendin, por nga ana tjetër ka shtretër të lirë në spitale”, thuhet në komunikimin e MSH-së, përcjell SHENJA.

Anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive gjatë ditëve në vijim do të kenë takim për të diskutuar lidhur me situatën me pandminë. /SHENJA/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey