Analizë/ Pse Ligji për referendumet pamundëson zhvillimin e referendumeve?

Referendumi është një nga mënyrat, ose le të themi më kryesorja nëpërmjet të cilës populli ushtron sovranitetin e tij në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Në fakt këtë të drejtë e parashikon në mënyrë prekluzive edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Madje që në hyrje të saj në nenin 2 të Kushtetutës thuhet shprehimisht: 1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. 2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.

Ajo që duhet theksuar është fakti që kjo dispozitë në mënyrë praktike edhe juridike, nuk mbahet mend se qëkur është vënë në zbatim për herë të fundit. Do të ishte viti i largët i 98’ kur për të vetmen herë populli shqiptar do të votonte dhe do të ushtronte në mënyrë të drejtëpërdrejtë sovranitetin e tij, nëpërmjet referendumit për votimin e Kushtetutës që deri në atë kohë kishte qenë zëvendësuar nga disa dispozita të përkohshme kushtetuese. Ja pra nga kjo pak histori ne kuptojmë qartë sesa shpesh e ka ushtruar populli shqiptar sovranitetin e tij në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Por nuk mbaron me kaq…Nuk është vetëm pamundësimi praktik i rrethanave të krijuara nga vetë politika për të mos pasur referendume, por është më shumë se kaq edhe parashikimi i kuadrit ligjor që ne kemi për të vështirësuar ose pamundësuar zhvillimin e referendumeve.

Mjafton t’i hedhim një sy kritik Ligjit për Referendumet nr. 7886 ku në nenin 5 të tij thuhet shprehimisht: Iniciativa për të kërkuar thirrjen e referendumit i takon Presidentit të Republikës, i cili propozimin i’a dërgon Kuvendit për të vendoasur. Vendimi merret me shumicë votash. Ndërkohë që vazhdon neni 6 ku thotë se: “Referendumi shpallet me dekret të vëçantë nga Presidenti menjëherë pas marrjes së vendimit nga Kuvendi”.

Pra është lehtësisht e kuptueshme se ky Ligj e vështirëson ose më shumë se kaq e pamundëson zhvillimin e referendumit, pasi i jep kompetencë të plotë Kuvendit për të vendosur. Pra, çfarë do të ndodhtë në një moment, nëse Kuvendi nuk e miraton propozimin e presidentit për referendum? A mund të dalë Kuvendi mbi vullnetin e sovranit?! Mesa duket në këtë rast po. Ndaj edhe është imediate dhe tejet e nevojshme që të vendi ynë të ketë një kuadër ligjor të mirërregulluar e funksional për zhvillimin e referendumeve.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey