Anashkalimi dhe diskriminimi i shqiptarëve në Entin Shtetëror të Statistikës

Ridvan Ismaili

Përfaqësimi i shqiptarëve

Edhe pse të gjithë e dijmë se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i bashkësive etnike në administratën shtetërore dhe publike është i paraparë me Marrëveshjen e Ohrit, gjërat në terren na bëjnë të kuptojmë një situatë krejtësisht ndryshe.

(Mos)realizimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat na del si rezultat i mungesës së një mekanizmi ligjor që do të përdoret për t’i ndëshkuar funksionarët që nuk realizojnë këtë shtyllë të Marrëveshjes së Ohrit.

Përfaqësimi duhet respektuar dhe i njejti duhet nënkuptuar si në nivel horizontal, poashtu edhe në atë vertikal.

Sa i përket këtij institucioni, po japim një pasqyrë lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në të dyja nivelet:

Enti ka gjithsej 288 të punësuar (+51 me kontrat në vepër), prej tyre vetëm 47 shqiptarë, apo në përqindje i bie 14%.

Kompetencat e saja Enti i kryen në 9 Sektor dhe 42 Njësi (prej tyre 8 janë Njësi Rajonale, të shpërndara në gjithë vendin).

Edhe pse, si në nivel të arsimimit poa..

Edhe pse, si në nivel të arsimimit poashtu edhe në bazë të përvojës, ka kuadro shqiptarë që plotësojnë të gjitha kushtet e parapara për pozita udhëheqëse, me keqardhje duhet të konstatojmë se:
Nga gjithsej 9 Sektorë që ka Enti, ASNJË Sektor nuk udhëhiqet nga kuadro shqiptarë (edhe pse këtë muaj u shtuan edhe 2 Sektorë të ri);
Nga gjithsej 42 Njësi, ASNJË Njësi nuk udhëhiqet nga kuadro shqiptarë.

Nga të dhënat e lartëpëmendura vijmë në përfundim se, edhe pas 75 vite të themelimit të Entit Shtetëror të Statistikës, të dhënat për përfaqësimin e shqiptarëve në kuadër të këtij institucioni, në nivel vertikal, janë mjeruese dhe të barabarta me ZERO.

𝙐𝙙𝙝𝙚̈𝙩𝙞𝙢𝙚𝙩 𝙯𝙮𝙧𝙩𝙖𝙧𝙚-
Kur jemi tek udhëtimet zyrtare, që është një komponent e rëndësishme për avancimin, profesionalizimin dhe motivimin e të punësuarve, gjendja është teje dëshpëruese.
Edhe në këtë drejtim, përqindja e shqiptarëve nuk mund të jenë më ndryshe nga numrat dhe përqindjet nënçmuese, e që janë prezente nëpër gjitha aktivitetet brenda Entit.

Nga 01 janar 2019 deri më 30 shtator 2019 (për aq sa kemi të dhëna) janë realizuar 115 udhëtime zyrtare, ku gjithsej kanë udhëtuar 177 persona. Prej tyre, për këtë periudhe 10 mujore, kanë udhëtuar vetëm 3 të punësuar shqiptarë apo në përqindje i bie 1.7%.

𝙄𝙋𝘼 𝙛𝙤𝙣𝙙𝙚𝙩, 𝙨𝙝𝙥𝙚̈𝙧𝙗𝙡𝙞𝙢𝙚𝙩 𝙚 𝙛𝙪𝙣𝙙𝙫𝙞𝙩𝙞𝙩 𝙙𝙝𝙚 𝙗𝙚𝙣𝙚𝙛𝙞𝙩𝙚𝙩 𝙚 𝙣𝙙𝙧𝙮𝙨𝙝𝙢𝙚-
Sa i përket pjesëmarrjes së shqiptarëve nëpër projekte të financuar nga Bashkimi Evropian apo te shpërblimet për “puntorët më të dalluar të vitit brenda institucionit”, ajo ekskluzivisht shkon për pjesëtarët e bashkësisë etnike maqedone edhe atë në formë rotacioni për çdo vit, edhe atë në stilin: ”këtë vit Stojani, vitin e ardhshëm Dragani”.

Në vazhdim paraqesim të dhënat nga muaji dhjetor të vitit të kaluar dhe të dhënat nga muaji janar nga ky viti, (të siguruar nga 𝙊𝙥𝙚𝙣𝙁𝙞𝙣𝙖𝙣𝙘𝙚 pranë Ministrisë së Financave) të cilët muaj njëkohësisht janë edhe treguesit më të qartë për të pasqyruar pjesëmarrjen dhe qasjen e shqiptarëve tek IPA fondet, shpërblimet e fundvitit dhe beneficionet e tjera gjatë një viti kalendarik:

𝗗𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 2019
Nga gjithsej: 928.689 denarë apo 15.100 euro
Për shqiptarët vetëm: 14.735 denarë apo 239 euro (apo 1.6%).

𝗝𝗮𝗻𝗮𝗿 2020
Gjithsej: 455.569 denarë apo 7408 euro
Për shqiptarët: 2793 denarë apo 45 euro (apo 0.6%).

Ndërsa, kur jemi te specializimi (apo stazhiranje) i të punësuarve jashtë vendit e që i organizon Enti, përfaqësimi i të punësuarve shqiptarë gjatë gjithë këtyre viteve dhe dekadave është i barabartë me ZERO, d.m.th. asnjë i punësuar shqiptarë nuk ka qenë pjesë e listave për specializim jashtë vendit.

Pra siç shihet, pjesëmarrja e shqiptarëve nëpër projekte të ndryshme brenda Entit, të financuara nga fondet evropiane dhe nga vet Buxheti i RMV-së, mbetet në kuadër të 1%-shit.

Është koha e fundit që, funksionarët e partive shqiptare mos të luajnë rolin e impotentit, vazalit dhe hyzmeqarit nëpër kolltuqet ku janë ulur, por t’i përvjelin krahët dhe ta marrin hisen që na takon, e jo të heshtin duke shikuar vetëm xhepat e tyre në llogari të një populli të tërë.

*Shkrimi është i përgatitur në prag të pandemisë (mars 2020), ndërsa mospublikimi i tij lidhet pikërisht me pandeminë që kaploi vendin (2020/2021) dhe procesin e Regjistrimit të popullsisë që pasoi (2021/2022). Por shohim se, gjendja e të punësuarve shqiptarë dhe avazi i vjetër i udhëheqësisë së ENTIT ndaj të punësuarve shqiptarë gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka ndryshuar, 𝙥𝙤𝙩𝙝𝙪𝙖𝙟𝙨𝙚, aspak.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey