Anesteziologia e Intenzivës tregon se si vdiq Liberta Selaci nga COVID-19

Anesteziologia e Intenzivës: Shtatzëna 28-vjeçe që vdiq të premten nuk kishte sëmundje tjera pos COVID-19, edhe dy gra tjera në gjendje mjaft të rëndë

Infektimi me coronavirus doli të jetë me fatalitet edhe për 28-vjeçaren shtatzëne nga Vushtrria, Liberta Selaci.

Mbrëmjen e së premtes ajo humbi betejën me këtë virus, derisa as foshnja e saj nuk mundi të mbijetojë.

Selaci ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, derisa anesteziologia në Repartin e Mjekimit Intenziv, Agreta Gecaj-Gashi thotë se 28-vjeçarja prej tri ditësh ishte e shtrirë në këtë repart dhe sipas saj pacientja nuk kishte sëmundje tjera shoqëruese.

“Pacientja në Mjekimin Intenziv është trajtuar tri ditë. Për fat të keq kanë përfunduar me fatalitet nëna dhe beba e saj…Ajo nuk ka pasur sëmundje tjera shoqëruese”.

Gecaj-Gashi thotë se në Mjekimin Intenziv janë të shtrira edhe dy shtatzëna tjera në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

“Kemi një rritje të shpejtë të shtatzënave që kanë shfaqur forma të rënda të sëmundjes dhe që kanë kërkuar mjekim në Repartin Intenziv. Për fat të keq pesë kanë përfunduar me vdekje, ndërsa janë duke u trajtuar edhe dy shtatzëna tjera në mjekimin intenziv po ashtu në gjendje shumë të rëndë”, deklaroi tutje Gecaj-Gashi.

Ndërkohë edhe 10 shtatzëna tjera janë të infektuara me coronavirus dhe se të njëjtat po trajtohen në Klinikën e Gjinekologjisë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Për momentin gjendja e të 10-tave është e mirë për momentin. Ato po trajtohen prej disa ditësh”, deklaroi gjinekologu Curr Gjocaj.

Ekspertët shëndetësorë kanë bërë vazhdimisht thirrje që gratë shtatzëna dhe gji dhënëset të vaksinohen.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey