Anëtari i AKR-së: Bahtiri preferon të shkojmë në koalicion me LVV, në AKR nuk vendos individi

Gjatë ditës u bë e ditur se Agim Bahtiri po largohet nga Aleanca Kosova e Re (AKR). Mirëpo anëtari i kësaj partie Arbër Geci, në një intervistë në emisionin Frontal, tha se deri më tani AKR, nuk kanë marrë ndonjë vendim me shkrim apo vendim zyrtar nga Agim Bahtiri. Ndërsa shton, se për këtë gjë, edhe ata u njoftuan nga mediat.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë vendim me shkrim apo vendim zyrtar me partine. Ka qenë deklaratë e tij për një media. Ka qenë një prej figurave që iu ka respektuar mendimi. Ka udhëhequr komunën e vetme që e ka AKR-ja, atë të Mitrovicës”, tha ai.

Por, Arbër Geci, mendon se Bahtiri do ta rishqyrtojë vendimin e tij. Kurse tutje, ai ka thënë se ky vendim i Bahtirit, ka mundësi të jetë shkaku i pakënaqësisë momentale për koalicionet parazgjedhore.

“Jam i bindur që ai do ta rishqyrtojë atë që ë ka thënë sot. Mund të jenë pakënaqësi momentale për koalicionet parazgjedhore. Bahtiri ka thënë se ai preferon të shkojë në koalicion me LVV. Ne kemi shkuar me atë që nuk vendos individi brenda partisë”, deklaroi Geci./ Insajderi.com

The post Anëtari i AKR-së: Bahtiri preferon të shkojmë në koalicion me LVV, në AKR nuk vendos individi appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 25, 2019 10:01 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147138
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit